15:38 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha: Do të ndërtoj 2 shtëpi, kjo është shtëpia e parë që do të ndërtohet

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Bleta Rexha, e njohur ndërkombëtarisht si Bebe Rexha, sot ka arritur në Shqipëri, ku do të shohë nga afër dëmet që janë shkaktuar nga tërmetet.

Ajo gjithashtu ka dhuruar 10.000 dollarë, si dhe ka krijuar një fondacion për të ndihmuar të prekurve nga kjo fatkeqësi natyrore, shkruan Indeksonline.

Kjo nuk do të jetë e gjitha, ajo është deklaruar se do të ndërtojë 2 shtëpi.

Madje së fundmi nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram, ka bërë të ditur se shtëpia e parë që do të ndërtohet do të jetë e një personi me emrin Musa, shtëpia e të cilit është shkatërruar nga tërmeti.  /Indeksonline/