21:49 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha drejt përfundimit të turneut, falënderon adhuruesit për mbështetjen

Bebe Rexha po përmbyll një turne të suksesshëm botëror.

Kur kanë mbetur edhe dy koncerte deri në përfundim ajo përmes një statusi ka falënderuar adhuruesit që kanë ardhur për ta ndejkur nga afër dhe Jonas Brother që e shoqëruan në turne, shkruan Indeksonline.

“Vajza e di se çfarë dëshiron. Dy shfaqje të mbetura deri në përfundimin e turneut botëror. Unë jam shumë mirënjohës për jonas Brothers që ishin me mua dhe të gjithë adhuruesve që erdhën në koncerte. Mezi po pres vitin 2020”, ka shkruar Bebe Rexha.

Ndryshe, Bebe la turneun në gjysmë dhe vizitoi Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit./Indeksonline/