75 Mall Live Search
12:45 / E Mërkurë, 30 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Bebe Rexha duket e mrekullueshme në fustanin e zi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksesin megaloman të këngës së saj më të fundit, “I’m good (Blue)”.

Bashkëpunimi me David Guettan e ka rikthyer artisten në majë të top listave britanike dhe amerikane, gjersa është nominuar edhe për çmimin “Grammy”, në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”.

Javë më parë, 33-vjeçarja performoi edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve American Music Awards 2022.

Në dy fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Rexha mund të shihet e veshur me një fustan të zi dhe të gjatë, me një shtresë të madhe me pupla te pjesa e kraharorit.

Në mbishkrimin e imazheve, interpretuesja e hitit “I’m a mess” u shpreh se ky fustan ishte i mrekullueshëm, por që nuk u bë kurrë për një tapet të kuq.