Bebe Rexha e ‘dridhë’ midis Torontos (Foto/Video)
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha përveç që është e njohur për karrierën artistike, ajo po ashtu njihet për postimet e saj që shpesh herë dinë të jenë provokative.
Kështu ka qenë edhe postimi i fundit i këngëtares, ku ka postuar një video duke bërë vallëzuar dhe duke e vënë në fokus të pasmet bombastike. Në përshkrim kishte shkruar “Duke u ndjerë mirë në Toronto”, shkruan Indeksonline.
Ajo po qëndron në qytetin kanadez, Toronto ku duket se po kalon pushimet. Gjatë ditës së djeshme këngëtarja postoj një fotografi ku po ashtu i kishte vënë në fokus të pasmet.
Së fundmi këngëtarja ishte pjesë e “MTV Video Music Awards” ku shkëlqeu me paraqitjen e saj. Muajin e kaluar ajo e publikoj video-klipin e këngës “I am a mess” që u pëlqye shumë nga publiku./Indeksonline/