75 Mall Live Search
14:14 / E Hënë, 30 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha ‘e egër’ në bikini, në prag të festave të fundvitit

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bleta Rexha, apo siç njihet për publikun si Bebe Rexha, me projektet e saj muzikore, është mjaft e suksesshme në skenën muzikore botërore.

Ajo është e ndjekur hap pas hapi nga miliona fansa në secilën paraqitje që bën nëpër rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Madje shpesh herë ajo merr gjithë vëmendjen me ‘guximin’ që ka për të ekspozuar linjat e saj, për çka jo rrallëherë edhe është kritikuar.

Por ajo nuk e ka problem, edhe së fundmi ka vendosur të shfaqet ‘e egër’ në paraqitjen e saj në bikini ku ka ekspozuar me krenari format e saj trupore. /Indeksonline/