Bebe Rexha e pikëlluar për vdekjen e Naya Riveras: Ky është një ankth
Aktorja amerikane, Naya Rivera, u gjet e vdekur në liqenin Piru, vendi ku të mërkurën e kaluar kishte shkuar bashkë me djalin e saj 4- vjeçar për të notuar.
Djali i saj u gjet i vetëm në barkë duke fjetur, ndërsa aktorja 33- vjecare nuk ishte kthyer më.
Pas gjetjes së turpit të saj të pajetë, shumë emra të njohur kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e saj, ndër ta dhe këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha.
“Ky është një makth absolut. Kisha kënaqësinë të haja darkë me të një herë pas një seance regjistrimi që ne bëmë së bashku dhe ajo ishte një dashamirëse absolute. Zemra ime shkon pranë familjes dhe miqve të saj. Shpresoj të jem mjaftueshëm me fat që të takoj në parajsë. Pusho në paqe Naya Rivera”, ka shkruar Bebe në një postim në Twitter.
Ndërsa, më vonë publikoi një fotografi në InstaStory ku shihet aktorja bashkë me djalin e saj.
Kujtojmë se Naya Rivera ishte më së miri e njohur për rolin e saj në serialin e famshëm “Glee”./Indeksonline/
This is an absolute nightmare. I had the pleasure of having dinner with her once after a recording session we did together and she was an absolute sweetheart. My heart goes out to her family and friends. I hope I’m lucky enough to meet you up in heaven. Rest In Peace Naya Rivera
— Bebe Rexha (@BebeRexha) July 13, 2020