16:17 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha e veçantë edhe në market, mbushë shportën në prag të festave të fundvitit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, njihet për muzikën e bukur që sjellë.

Për shkak të këngëve të saj dhe paraqitjeve të veçanta publike, ajo ka arritur një numër të madh fansash gjithandej nëpër botë, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ajo është paraqitur nga marketi, mjaft e veçantë, përplot stil ku tregon se ka mbushur shportën me gjërat e nevojshme në prag të festave të fundvitit.

Ajo që bie në sy, është stili i këngëtares i cili është mjaft unik, edhe kur del në shoping.

Kujtojmë që para pak ditësh Bebe vizitoi Shqipërinë, pas tërmetit që shkaktoi shumë viktima dhe dëme të mëdha materiale. /Indeksonline/