75 Mall Live Search
21:50 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha feston ditëlindjen, Rita Ora i bën urim special

Këngëtarja e famshme,  Bebe Rexha sot po feston ditëlindjen e 30-të.

Në mesin e shumë urimeve që ajo mori nga familjarë, miq dhe fansa të saj, një të tillë i ka bërë edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Rita Ora.

Përmes rrjetit social, Rita ka përzgjedhur një fotografi nga eventi VMA-së të vitit 2018 kur dy artistet shqiptare kishin shkëmbyer puthje në buzë gjatë parakalimit në tapetin e kuq.

“Urime ditëlindja e 30-të motra ime jo biologjike nga një tjetër nënë, vazhdo të jesh zonja e guximshme që ti je! Shpresoj të kesh ditën dhe shfaqjen më të mirë ndonjëherë! Të dua motër”, ka shkruar Rita në urimin e saj./Indeksonline/