75 Mall Live Search
21:30 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha fotot e të pasmeve i zëvendëson me një mesazh motivues për femrat

Bebe Rexha nuk është e panjohur kur janë në pyetje ekspozimi i linjave dhe provokimet përmes fotografive atraktive.

Këngëtarja shqiptare e cila së fundi festoj ditëlindjen e 30-të këtë herë ka lënë anash një gjë të tillë duke u fokusuar në transmetimin e një mesazhi inspiruese, shkruan Indeksonline.

Duke iu referuar femrave Bebe përmes një video motivuese u shfaq e thjeshtë dhe pa grim.

”Unë nuk e kam bërë kurrë këtë më parë, vetëm desha të iu them se ju jeni të forta, të fuqishme dhe keni çdo gjë që ju nevojitet për t’i bërë ëndrrat realitet, desha të postoja një ‘selfie’ apo një foto të të pasmeve, por thash ta ndryshoj dhe të iu sjell energji të mirë, duanë vetën|”, dëgjohet të thotë Bebe.

Ndryshe, Bebe lansoj projektin e fundit ‘Not 20 anymore’ për ditëlindje./Indeksonline/