75 Mall Live Search
09:15 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Bebe Rexha gatuan byrek për të parën herë

Bebe Rexha është në mesin e emrave me famë botërore që e tregon me krenari prejardhjen e saj shqiptare.

Këtë 30 vjeçarja e bën pothuajse në secilën paraqitje, e së fundmi herë ajo ka gatuar një prej ushqimeve më të preferuara tek shqiptarët.

Bebe ka publikuar procesin e përgatitjes së byrekut e që i është dukur mjaft vështirë.

“Po bëjë byrek për herë të parë, është pak e vështirë”, ka shkruar Bebe sipër postimeve.

Ndryshe, Bebe po ashtu po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj./Indeksonline/