75 Mall Live Search
15:31 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha gjysmë e zhveshur në ballinën e revistës së njohur botërore

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, së fundmi lansoi këngën e re “Not 20 Anymore”, me rastin e festimit të ditëlindjes së saj të 30-të, shkruan Indeksonline.

Ajo me paraqitjet e saj publike vazhdimisht qëndron në qendër të vëmendjes, duke qenë se ajo shfaqet mjaft e hapur kur ështe fjala per pozat provokative.

Bebe së fundmi ka bërë të ditur se në muajin tetor pritet të jetë në ballinën e revistës së famshme botërore ‘Cosmopolitan’.

Në imazhin që do të publikohet në ballinën e kësaj reviste, vërehet Bebe gjysmë e zhveshur, duke vënë në pah format e saj trupore. /Indeksonline/