Bebe Rexha ia sheh ‘sherrin’ këngës së fundit- Nuk po guxon të kthehet në shtëpi
Bebe Rexha po frikësohet që të shkoj në shtëpinë e saj pas mosmarrëveshjeve me babin e saj rreth videoklipit të këngës ‘Last Hurrah’.
“Unë jam e frikësuar për të shkuar në shtëpi. Unë jam aq e frikësuar” u shprehë këngëtarja.
 
 Në këtë videoklip këngëtarja shqiptare ishte paraqitur mjaftë provokuese.
 Pas publikimit të videoklipit, kishte reaguar babai i saj i cili i kishte thënë se ndihet i turpëruar të dal në publik, transmeton Indeksonline. 

Në radio stacionin ‘SiriusXM Hits 1’ e ftuar ishte Bebe ku foli rreth kësaj çështje.
Ajo tregoi se babai i saj nuk i kishte folur dy javë pasi kishte publikuar fotografi nga videoklipi. 
 
 Tutje, ajo shtoi se ajo e kupton babin e saj por tha se edhe ai duhet ta kuptoi se ky është vetëm art./Indeksonline/ 

