Bebe Rexha: Ish-i dashuri më doli homoseksual
Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka tërhequr vëmendje me një rrëfim të sinqertë gjatë paraqitjes së saj në “Overheard Happy Hour”, ku foli pa filtra për përvoja nga jeta private dhe rrugëtimi i saj në muzikë.
Në një moment që u bë viral, ajo tregoi se një ish-partner, me të cilin kishte kaluar rreth tetë muaj në lidhje, më vonë kishte pranuar se ishte homoseksual. Me humor dhe ironi, këngëtarja ngriti një dolli për të kaluarën, duke e kthyer situatën në batutë.
Rexha pranoi se kishte qenë e fundit që e kishte kuptuar të vërtetën, ndërsa miqtë dhe familjarët e saj e kishin vënë re më herët. Sipas saj, gjithçka doli në pah gjatë festave të fundvitit, kur marrëdhënia nisi të ftohej.
Gjatë intervistës, ajo ndau edhe reflektime për dashurinë, duke theksuar se shpesh njerëzit ngatërrojnë emocionin fillestar me ndjenja të përhershme. “Fluturat” janë të bukura, por nuk zgjasin përgjithmonë, la të kuptohet artistja.
Në fund, interpretuesja e “Çike çike” theksoi se aktualisht ndihet më e fortë dhe e pavarur se kurrë në karrierë. Paraqitja e saj u mirëprit nga fansat, të cilët vlerësuan hapjen dhe autenticitetin që e dallon në skenën pop./IndeksOnline/

