Bebe Rexha: Isha e lënduar kur refuzuan të punojnë me mua për shkak të peshës
Ajo bëri një status në rrjetet sociale se si dizjaner të ndryshëm me famë refuzuan ta veshin në ndarjen e çmimeve ‘Grammy 2019’për shkak të peshës së saj.
Këngëtarja Bebe Rexha në një intervistë që realizojë së fundi ‘Lorraine’ deklaroj që është ndjerë e lënduar kur ajo u refuzua, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

“Unë e dua trupin tim, jam një vajzë me linja të plota, por u shpreha sepse isha e lënduar” tha Bebe Rexha.

“Isha e nominuar për herë të parë në Grammy, prindërit e mi ishin duke ardhur dhe kur një mike imja më tregoj isha shumë e hidhëruar” vazhdoj 29 vjeçarja.

Por, Bebe u ‘hakmorrë’ ndaj atyre që e refuzuan kur u paraqit në tapetin e kuq në veshjen glamuroze të Monsoori “ E adhurova atë veshje, jam ndjerë si princeshë” tha këngëtarja./Indeksonline/
