75 Mall Live Search
08:08 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / MSH1

Bebe Rexha ka gati albumin e ri, pjesë e tij është edhe kënga shqip

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka gati albumin e ri.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Bebe, përmes një postimi që prezanton këngët e saj, shkruan IndeksOnline.

Albumi titullohet “Dirty Blonde” dhe do të publikohet shumë shpejt.

Në fund të videos që prezanton titujt e këngëve, Bebe ka ndarë edhe disa data, që me shumë gjasë janë të koncerteve.

Në mesin e këngëve është edhe ajo “Çike çike”, një fragment i së cilës është bërë viral./IndeksOnline/