Bebe Rexha: Kam një “njoftim të pistë”
Bebe Rexha ka ndryshuar kahjen e karrierës së saj.
Ylli shqiptar me famë botërore ka ndërruar menagjmentin e saj në muzikë dhe ka kaluar nëpër një fazë jo të lehtë ndryshimi, shkruan IndeksOnline.
Pasi fshiu të gjitha postimet në rrjete sociale dhe publikoi një fotografi me flokë të prerë shkurt, Bebe tani thotë se ka një “njoftim të pistë” për të bërë nesër.
Ende nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me albumin e saj të ri apo lansimin e ndonjë projekti.
Një gjë dihet sigurt: Bebe po rikthehet, dhe nuk është më Bebe e vjetër./IndeksOnline/

