16:46 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha kapet nga paparacit, kështu duket ajo pa make-up dhe e pa rregulluar

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha gjithnjë merr vëmendje me projektet muzikore dhe me dukjen e saj shkruan Indeksonline.

Për të qenë një yll ndërkombëtar padyshim se duhet kujdesur shumë për paraqitjet që bën, madje edhe në rrugë.

Por kësaj radhe paparacit e kanë kapur Beben të përgatitur. Ajo duket se nuk e ka lënë të bëhet më e madhe kjo fotografi dhe ka vendosur ta publikoj vetë atë.

“E urrej këtë foto timen të bërë nga paparacit, por e dini pse po e publikoj, sepse kjo jam e vërteta” : ka thënë këngëtarja, duke mos u fshehur dhe duke shprehur sinqeritet për fansat e saj të shumtë. /IndeksOnline/