75 Mall Live Search
16:16 / E Hënë, 24 Janar 2022 / AR

Bebe Rexha kërcen vallen e Rugovës bashkë me miqtë e saj të huaj!

Bebe Rexha përkundër famës njihet për modestinë e saj.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare vazhdimisht tregon me krenari për prejardhjen e saj.

E mbledhur me miqtë e saj në shtëpi Bebe dëgjohet teksa kërkon muzikë shqipe dhe ndez atmosferën me vallen e Rugovës.

Atmosfera e krijuar duket se është në shtëpinë e këngëtares dhe shoqëria e saj e shijojnë pafund vallen tradicionale shqiptare, të cilës më pas i bashkohet edhe Bebe.

Kujtojmë që artistja bën postime të shpeshta që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe traditat shqiptare në përgjithësi, ndërsa e thotë zëshëm që e adhuron muzikën dhe vallen tradicionale.