23:32 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha kërkon bashkëpunim me tri këngëtaret e njohura shqiptare

Emrat shqiptar çdo ditë e më shumë po i shtohen tregut botëror të muzikës.

Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha janë tri prej këngëtareve që çdo ditë e më shumë po na bëjnë krenar me suksese e tyre në botë, shkruan Indeksonline.

Por, kush nuk do ta dëshironte një bashkëpunim në mes tyre, e një gjë të tillë e ka kërkuar vetë Bebe Rexha.

Ajo në një postim të bërë së fundi në ‘Twitter’ ka shprehur dëshirën e saj për të bërë një këngën me Duan, Ritën dhe këngëtaren tjetër me prejardhje shqiptare, Ava Max.

“E dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max” ka shkruar Bebe Rexha./Indeksonline/