75 Mall Live Search
22:53 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha krijon linjën e parë të këtij produkti për femra

Tashmë është bërë e modës që yjet e njohur të muzikës dhe aktrimit krahas profesionit të tyre të angazhohen edhe në të tjera fusha.

Shumica e tyre fokusin e kanë tek linjat e veshjeve, të mbathurave dhe kozmetikës, shkruan Indeksonline.

Të njohura në këtë fushë janë më së shumti këngëtarja Rihanna dhe ylli televiziv Kylie Jenner të cilat kanë linja të suksesshme të produkteve të bukurisë.

E kësaj tani po I bashkohet edhe këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha e cila në një postim në ‘Instagram’ ka treguar se ka tashmë ka kriujuar linjën e saj të llakut të thonjve për femra në bashkëpunim me ‘Sinful Colors’ dhe mban emrin Velvet Obsessin.

Ndryshe, projekti i fundit i Bebes është kënga ‘Harder’ në bashkëpunim me Jax Jonas./Indeksonline/