75 Mall Live Search
21:22 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha: Kur fillova karrierën më kërkuan t’i humbë 20 kilogramë!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka pozuar për revistën e njohur amerikane ‘Health’ ku edhe ka folur më shumë rreth karrierës së saj dhe jetës private.

Ajo në mes tjerrsha ka deklaruar se në fillimin e karrierës asaj i ishte kërkuar që t’i humbte 20 kilogram.

“Ata më thanë që të humbja 20 kilogramë, kam kaluar nëpër një pikë që nuk e pëlqeja veten time, dhe unë ende kam momentet e mia, por tani kam filluar që të jemë më e mirë me vetën” u shpreh Bebe Rexha.

Ajo poashtu ka folur për operacionet plastike duke deklaruar se nuk ka asnjë ndërhyrje.

“Nuk i kam bërë të pasmet, as nuk kam ndërhyrje në hundë”, ka thënë tutje Bebe.

Ndryshe, projekti i saj i fundit është kënga ‘Last Hurrah’ e cila u mirëprit nga adhuruesit e saj./Indeksonline/