15:49 / E Premte, 12 Korrik 2019

Bebe Rexha me çmime marramendëse, kaq kushton vetëm bluza e saj

Bebe Rexha ishte e ftuar sot në Capital radio FM në Londër, shkruan Indeksonline.

29-të vjeçarja, kishte zgjedhur një veshje me ngjyrë të zezë ku u pa dukekaluar rrugëve të Londrës.

Këngëtarja e hitit ‘Meant to be’, kishte veshur pantolla të zinj si dhe njëbluzë.Kishte vendosur edhe syze dielli.

Bebe, perfeksionoi dukjen me një palë çizme të stilit ushtarak me kopsa argjendi.

Flokët e saj të bukura bionde i kishte lenë të drejta, në krahë mbante një çantë të firmës Channel.

Bebe, gëzon një jetë luksoze falë sukseseve të mëdha në muzikë dhe natyrisht se veshjet e saj kanë çmime të shtrenjëta.

Bluza, të cilën ajo ka veshur kushton plot 485 dollarë.

Ndryshe, Bebe mbetet njëra nga artistet shqiptare me famë botërore më ekërkuara dhe e ndjekura në rrjete sociale. /Indeksonline/