Bebe Rexha me fustanin e disenjatores shqiptare në premierën e “Maleficent…”
Në Hollywood të hënën mbrëma u dha premiera e filmit ‘Maleficent: Mistress of Evil’, në të cilin rolin kryesor e luan, Angelina Jolie.
Ndër shumë yje, që morën pjesë në premierë ishte edhe këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, shkruan Indeksonline.

30- vjeçarja mori gjithë vëmendjen me parakalimin në qilimin e kuq e veshur me një fustan të gjatë elegantë të punuar nga disenjatorja e njohur kosovare, Dona Matoshi.

Kujtojmë se në këtë premierë Bebe u takua me Angelina Jolien për të cilën u shpreh se është një mbretëreshë e vërtetë./Indeksonline/
