Bebe Rexha merr patentën e shoferit, por ka një hall
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është mjaft e njohur në të gjithë botën dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me hitet e njëpasnjëshme që publikon.
Së fundmi, Bebe ka dhënë një lajm mjaft të mirë në rrjetet sociale. Ajo ka lajmëruar se në moshën 29 vjeçare më në fund ka marr lejen e drejtimit.

Bebe ka publikuar një foto në profilin e saj ku shfaqet me një patentë në dorë, mirëpo ka treguar publikisht se e ka zënë halli pasi nuk di çfarë makine të marrë.
“E mora patentën sot! Çfarë makinë duhet të blej”, ka shkruar këngëtarja duke kërkuar kështu sugjerime nga fansat.