Bebe Rexha merr pjesë për herë të parë në Met Gala, duket tejet bukur (Foto)

Bebe Rexha ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në Met Gala 2025 përmes një postimi emocionues në rrjete sociale. Këngëtarja shqiptaro-amerikane publikoi një foto pranë stilistit të njohur Christian Siriano, ku shkruan:
“Shumë e emocionuar për Met Gala-n time të parë, jam shumë e lumtur që do të jetë me ty. Të dua @csiriano.”
Kjo do të jetë hera e parë që Bebe merr pjesë në këtë ngjarje ikonike të modës, dhe duket se ajo ka zgjedhur të bashkëpunojë me një nga emrat më të njohur të stilimit amerikan për paraqitjen e saj në tapetin e kuq, shkruan IndeksOnline.
Eventi zhvillohet sonte në Nju Jork dhe pritet të mbledhë yje të shumtë nga bota e muzikës, modës dhe filmit.
