75 Mall Live Search
08:21 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / MSH

Bebe Rexha ndan intervistën e rrallë, ja si dukej para 10 vjetësh

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka kohë që është në skenën muzikore.

Para se të këndonte vet, ajo fshihej pas shumë hitesh të artistëve të mëdhenj, si Rihanna e Eminem, shkruan IndeksOnline.

Duke u treguar nostalgjike për kohën kur kishte nisur të shkonte në ture si artiste mysafire, Bebe ka ndarë një intervistë të rrallë me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo ka shpërndarë një fragment të intervistës së dhënë për “Music Choice” në vitin 2015, kur po bënte tur me artistin Nick Jonas.

E re në moshë, me shumë vullnet dhe ëndrra, Bebe në atë intervistë foli edhe për albumin e saj të parë.