75 Mall Live Search
10:38 / E Enjte, 30 Maj 2024 / AR

Bebe Rexha ndan simptomat e sëmundjes, flet për cistat, shtimin në peshë dhe aknet

Bebe Rexha ndau simptomat e saj të PCOS të mërkurën gjatë një videoje në TikTok.

Këngëtarja 34-vjeçare u pyet për simptomat e saj nga sindroma e vezores policistike (PCOS) dhe shpeshtësinë e tyre dhe u përgjigj me detaje për rreth 8.5 milionë ndjekësit e saj, transmeton Indeksonline.

Bebe, e shfaqur në fillim të këtij muaji në Instagram, foli për numërimin e kalorive dhe ndau foto të saj duke peshuar ushqimin e saj çdo ditë.

Ylli i muzikës zbuloi se simptoma e saj e parë ishte se kishte perioda të parregullta dhe zbuloi se një muaj ajo kishte periodat për 20 ditë.

“Super, super e parregullt,” tha Bebe.

Bebe tha se simptoma e saj e dytë ishte shtimi në peshë dhe se ajo kishte shtuar ‘shumë në katër vjet’.

Bebe Rexha ndau simptomat e saj të dhimbshme PCOS të mërkurën gjatë një videoje të sinqertë në TikTok

Ajo foli për numërimin e kalorive dhe ndau foto të vetes e cila paraprakisht e peshon ushqimin e saj çdo ditë.

Bebe tha se konsumon vetëm 1400 kalori në ditë dhe digjte rreth 700 kalori në stërvitje.

Këngëtarja 34-vjeçare u pyet për simptomat e saj nga sindroma e vezores policistike (PCOS) dhe shpeshtësinë e tyre dhe u përgjigj me detaje për rreth 8.5 milionë ndjekësit e saj.

Për herë të parë e zbuloi në 2023 se ajo kishte PCOS.

“Unë padyshim që luftoj me peshën time dhe kam vështirësi me pamjen time dhe ka qenë e vështirë për mua. Sapo mora vesh kohët e fundit se kam PCOS dhe shumë gra e kanë atë dhe nuk e dinë”, tha Bebe.

‘Është e vështirë. Unë mendoj që kam luftuar me peshën time, dhe kam luftuar me ushqimin”, shtoi ajo./Indeksonline/

“Mjeku im dikur më tha se një grua me PCOS mund të hajë një tas me boronica dhe do të ishte e barabartë me një person normal që hante një byrek të tërë pica,” tha Bebe.