Bebe Rexha në ballinën e revistës “L’Officiel Australia, vjen unike në paraqitje

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundi ka pozuar për kopertinën e revistës së famshme “L’Officiel Australia”.
31-vjeçarja tregoi format në disa veshje të ndryshme, unike dhe mjaft joshëse, shkruan Indeksonline.

Përveç fotosesionit, këngëtarja tregoi për revistën australiane se si ndihet në këtë periudhë pandemike.

“Sfida më e madhe ka qenë të mos jesh në gjendje të bësh turne dhe të mos jesh në gjendje të hyjsh në studio për të shkruar këngë me njerëz. T’i jap vetes kohë, të punoj dhe të ushqehem shëndetshëm më ka ndihmuar vërtet gjatë këtij viti të vështirë. Unë gjithashtu jam mbështetur në muzikë. Unë jam duke dëgjuar këngë që ngrenë gjendjen time kur unë jam e mërzitur”, u shpreh Bebe.

Ajo, poashtu tha se është me të vërtetë e rëndësishme të kujdeseni për veten dhe shëndetin tuaj mendor, gjatë kësaj kohë kur bota po kalon një periudhë të vështirë me Covidin-19.

Ndryshe, artistja pak kohë më parë bëri publike lidhjen e dashurisë./Indeksonline/