75 Mall Live Search
16:44 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha në formë të mirë, në imazhet e reja duket për mrekulli!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha po shijon suksesin e këngës ‘Last Hurrah’.

Projekti i saj i fundit ka nxitur reagime të shumta për shkak të skenave të ‘nxehta’ të përfshira në videoklip, shkruan Indeksonline.

Por, kjo gjë Bebe Rexhës nuk i ka penguar fare derisa në imazhet e fundit u shfaq në formë të mirë dhe në një veshje me shumë stil.

E njohur për linjat e saj të plota kjo gjë ra në sy edhe në imazhin e publikuar së fundi.

Ndryshe, Bebe së fundi morri pjesë edhe në ndarjen e çmimeve ‘Grammy’ ku edhe ishte e nominuar./Indeksonline/