16:22 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha në fustan nusërie: Kjo është dita më e mirë e jetës time

Bebe Rexha ka befasuar adhuruesit me postimin e radhës në ‘Instagram’.

Këngëtarja shqiptare e cila sot është një nga emrat më të komentuar në botë, publikoj një video në të cilën u shfaq e veshur me fustan nusërie, shkruan Indeksonline.

29 vjeçarja në mbishkrimin e imazhit e ka theksuar se kjo ishte dita më e mirë e jetës së saj.

“Dita më e mirë e jetës time. Më duhej të mbaja privat. Por, do të sjelli më shumë fotografi e video. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar Bebe.

Këngëtarja me famë botërore prej kohësh ka deklaruar se statusi i saj është beqare, teksa adhuruesit kanë komentuar se kjo mund të jetë pjesë e ndonjë projekti të ri.

Ndërsa, Bebe nuk ka dhënë detaje tjera./Indeksonline/