75 Mall Live Search
11:12 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha në kopertinën e revistës amerikane , ky është reagimi i modeles shqiptare

Vajzat shqiptare po tregohen çdo ditë e më të suksesshme në arenën e muzikës ndërkombëtare.

Bebe Rexha sot është një nga emrat më të njohur në botë duke mbuluar edhe kopertinat e revistave më prestigjioze amerikane, shkruan Indeksonline.

Së fundi ajo ka pozuar për revistën ‘Health’ të cilën modelja shqiptare që jeton prej vitesh në Amerikë, Emina Çunmulaj e gjeti në shitje derisa po bënte blerje në një dyqan në Kalifroni.

E lumtur për këtë fakt Emina ka shkruar “Zemra mal” duke iu gëzuar sukseseve të vajzave shqiptare.

Ndryshe, Bebe Rexha këto ditë ka pozuar edhe për revistën italiane ‘Grazia’/Indeksonline/