75 Mall Live Search
13:32 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha, ndër artistet më të dëgjuar, në botë

Platforma muzikore “Spotify” ka publikuar listat vjetore të artistëve më të dëgjuar në botë.

Sipas “Spotify”t, Dake dhe Ed Sheeran janë dy artistët më të dëgjuar të dekadës, shkruan Indeksonline.

Ndërsa në listën e artistëve më të dëgjuar të vitit që po lëmë pas është edhe një këngëtare shqiptare.

Bëhet fjalë për Bebe Rexhën, e cila është renditur e 15-ta në kategorinë e këngëtareve, kjo listë kryesohet nga Ariana Grande.

Duke marr parasysh që lista ishte shumë e ngushtë, 30- vjeçarja iu gëzua këtij lajmi, duke e ndarë me ndjekësit në Instagram.

Ndryshe, së fundi Bebe vizitoi Shqipërinë për t’u qëndruar afër të prekurve nga tërmeti, duke premtuar edhe ndërtimin e shtëpive të dy familjeve /Indeksonline/