75 Mall Live Search
11:08 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha në përkrahje të popullit shqiptar, sot vjen në Shqipëri

Këngëtarja e njohur shqiptare Bleta Rexha, e cila njihet për publikun si Bebe Rexha, është një këngëtare mjaft e njohur dhe e pëlqyer për publikun gjithandej nëpër botë.

Me këngët e saj ajo ka fituar miliona fansa teksa me krenari e ka pranuar prejardhjen e saj shqiptare në secilin rast, shkruan Indeksonline.

Ajo për Zërin e Amerikës, ka bërë të ditur se sot do të vijë në Shqipëri, siç edhe kishte paralajmëruar, në mbështetje të të prekurve nga tërmeti.

Kujtojmë që ajo me iniciativën e saj, deri tani ka mbledhur mbi 80 mijë dollarë. /Indeksonline/