75 Mall Live Search
09:40 / E Mërkurë, 23 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Bebe Rexha pa komplekse, me shapka e pa makijazh në Aeroportin e Los Angelosit

Bebe Rexha bëri një paraqitje të mrekullueshme në rehatinë e aeroportit kur ajo u pa duke mbajtur qenin e saj në dorë në ‘Los Angeles International Airport’ këtë të martë.

33-vjeçarja kishte veshur një palë shapka të markës “Louis Vuitton” dhe u mbështjellë me një pallto të zezë të gjatë shkruan DailyMail.

Kjo paraqitje e saj vjen dy ditë përpara se ajo të planifikohet të këndojë pjesën e parë në Detroit për festën e Ditës së Falënderimeve.

Duke i lënë flokët e saj bionde të lirshme në aeroport, ajo dukej mahnitëse ndërsa kishte aplikuar pak makijazh në fytyrën e saj.