22:33 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Bebe Rexha performon krah Alicia Keys, artistet mahnitin publikun në Show-n e njohur amerikan

Në Show-n e famshëm amerikan ‘Late Late Show’, prezente ishte edhe artistja shqiptare Bebe Rexha, e cila edhe dhuroi një performancë mahnitëse.

Bashkë me Bebe perfomoi edhe këngëtarja Alicia Keys, të cilat kënduan këngën e njohur të kësaj të fundit ‘Gramercy Park’.

Performanca e tyre mori shumë pozitive të fansave drejtuar Bebes. Ndërsa vlen të ceket se Bebe ishte e ftuara speciale e Keys.

Artistja shqiptare publikoi një pjesë të kësaj performancë në Instagram ku u shpreh tse ndjehet shumë e nderuar për ftesën e këngëtares së famshme.

‘Alicia Keys më ftoi që të këndoja me të këngën e saj ‘Gramercy Park, natën e kaluar në Late Late Show dhe ndjehem e nderuar Një këngë e bukur e performuar për një turmë të vogël makinash. Urime për albumin e ri Alicia, të dua’, ka shkruar Bebe në social Instagram.

Ndryshe, së fundi këngëtarja shqiptare bëri publike lidhjen e saj të dashurisë.