23:04 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha përfshihet në aksident trafiku, kjo është gjendja e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është përfshirë në një aksident trafiku.

Bebe këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në ‘InstaStory’ derisa ka përcjellur edhe një mesazh domethënës, shkruan Indeksonline.

“Kisha një aksident me veturë sot. Të gjithë janë mirë. Vetëm më bëri të kujtoj sa e bukur është jeta, po mundohem të jem e mirë me vetën dhe të tjerët, ju dua shumë” ka shkruar Bebe Rexha.

Ndryshe, projekti i saj i fundit është kënga ‘Last Hurrah’ e cila u mirëprit nga adhuruesit e këngëtares./Indeksonline/