11:33 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha përfundon në spital

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha ka përfunduar në spital. Këngëtarja publikoi një foto në Instagram nga spitali, e veshur me rrobat e spitalit.

“Jam mirë, faleminderit Zotit,”-ka shkruar Bebe,  e cila nuk ka treguar arsyen përse ndodhet në spital.

Nuk dihet nëse ajo ka pasur probleme shëndetësore apo do jetë pjesë e një videoklipi të ri.

Bebe lajmëroi së fundmi se do sjellë bashkëpunimin me The Chainsmokers. Kënga do publikohet në 31 maj.