Bebe Rexha përgatitet për turneun e radhës në Miami
Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha po vazhdon që të jetë shumë aktive në tregun e muzikës.
Ajo para disa jave ka përfunduar me sukses turneun e saj në Los Anxhelos edhe tani këngëtarja është duke punuar goxha shumë për koncertet e radhës, shkruan IndeksOnline

Bebe në ‘Instagram’ ka njoftuar fansat e saj se do të jetë në Miami në koncertin e radhës.
Madje, mund të quhet viti më i suksesshëm në karrierën e saj, si për nga sukseset që po arrin me projekte muzikore ashtu edhe për turne nëpër botë.
Kujtojmë që projekti i saj i fundit është kënga ‘Call You Mine’./Indeksonline/