14:06 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Bebe Rexha po sjell këngë me Snoop Dogg: Ende s’mund ta besoj këtë

Më 28 prill, artistja shqiptare me famë globale Bebe Rexha, do të publikojë albumin e saj më të ri me titull “Bebe”.

Ky njëherësh është albumi i tretë në karrierën e saj, pas dy albumeve të mëparshme “Better Mistakes” (2021) dhe “Expectations” (2018) të cilët kanë pasur shumë sukses.

Pjesë e albumit “Bebe” janë tri bashkëpunime, njëri super hiti “I’m Good (Blue)” me David Guettan i cili u publikua vitin e kaluar, një tjetër me ikonën e muzikës’ country’, Dolly Parton dhe i treti me reperin e famshëm amerikan, Snoop Dogg.

Në një video të publikuar në TikTok, Bebe shihet bashkë me reperin, ajo madje shkruan se as nuk i besohet që do të publikojë një këngë me Snoop Dogg.

@beberexha

Satellite OUT 4/20 🌿💨 🛸

♬ original sound – BebeRexha