75 Mall Live Search
12:45 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha prezantuese e edicionit të sivjetmë të MTV-së ”Video Music Awards”

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, përveç si e nominuar në MTV ”Music Awards”, do të jetë edhe prezantuese e këtij edicioni.

Ceremonia e natës së ndarjes së çmimeve prestigjioze do të mbahet me 26 gusht 2019 me nikoqir Sebastian Manuscalco, ndërsa Bebe bëri të ditur që ajo do të jetë një nga prezantueset për një nga performancat ose ndarjes së çmimeve.

29- vjeçarja ka konfirmuar këtë me një fotografi të publikuar në Facebook.

“Prezantuese në VMAs”, ka shkruar Bebe.

Ndërkohë, kujtojmë që Bebe është po ashtu e nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike” në të cilën garon së bashku me këngëtaren tjetër shqiptare, Dua Lipa.

Ndërsa, edhe Ava Max është e nominuar në  kategorinë tjetër si “Artistja e re më e mirë”./Indeksonline/