75 Mall Live Search
20:02 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / V R

Bebe Rexha publikon momente intime duke u puthur me të dashurin

Bebe Rexha pak kohë më parë bëri publike lidhjen e saj të dashurisë, e të cilën po e shijon në maksimum.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare është në lidhje me regjisorin Keyan Safyari, ndërsa në rrjetet sociale herë pas here ka ndarë imazhe të ndryshme përkrah tij.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në InstaStory një imazh, ku është shfaqur në një tryezë me disa nga personat e saj më të dashur, përfshirë këtu Keyanin.

Ajo ndau me fansat një moment intim, ku shfaqej duke i dhënë një puthje të ngrohtë të dashurit të saj, teksa dukej e lumtur në krahët e tij.

Ndryshe, Bebe Rexha së fundi performoj hitin e saj të ri “Baby, I’m Jealous” në bashkëpunim me Donja Cat në ‘American Music Awards’./Indeksonline/