75 Mall Live Search
10:57 / E Martë, 23 Korrik 2024 / L K

Bebe Rexha publikon një foto, duke u nisur për në Kosovë: Jemi duke ardhur

Këngëtarja shqiptare, me famë botërore, Bebe Rexha, po vjen për herë të parë në Kosovë.

Ajo këtë e ka bërë të ditur vetë përmes rrjeteve sociale.

“Kosovë ne po vijmë”, ka shkruar Rexha në një story në Instagram.

Ajo do të performojë në ngjarjen më të madhe kulturore në vend, “Sunny Hill Festival”.

Ajo këto ditë ka qenë duke shijuar pushimet në Mykonos të Greqisë, gjersa ditën e sotme (e martë) është nisur për në Kosovë.