75 Mall Live Search
08:02 / E Hënë, 19 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Bebe Rexha qëllohet me telefon në fytyrë gjatë koncertit (Video)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke mbajtur turneun ‘Best F*N Night Of My Life’’.

Ajo mbrëmë performoj në New York, ku i ndodhi diçka e pa pritur.

Një fans i saj ka hedhur në drejtim të saj telefonin e tij, kështu duke goditur artisten në kokë.

Pas goditjes, Bebe ndërpreu për disa çaste performancën dhe u shtri në tokë.

Zakonisht hudhja e telefonit në skenë nuk është dashakeqëse, adhuruesit e këngëtarëve, hedhin ata në mënyrë që artistët të bëjnë video me telefonin e tyre. /IndeksOnline/