75 Mall Live Search
08:41 / E Hënë, 30 Maj 2022 / B O

Bebe Rexha qenka bërë me një super Porsche

Bebe Rexha është një ndër artistet shqiptare që ka arritur sukses në të gjithë botën. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar se fundmi se ka bërë një blerje super luksoze.

Përmes disa postimeve në Instagram, ylli i muzikës pop ka treguar se ka blerë një Porsche.

Kohë më parë, këngëtarja e shumë hiteve zbuloi se ishte pajisur me patentën e shoferit në moshën 29 vjeçare.

“Unë nuk e mora patentën e shoferit deri në moshën 29 vjeçare. Para kësaj, unë përdorja transportin publik kudo”, tha Bebe në një intervistë vitin e kaluar.