16:08 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Bebe Rexha shkëlqen në Hollywood, rrëmben vëmendjen në veshje “blu”

Bebe Rexha ka vazhduar me angazhimet e saj në Hollywood.

Këngëtarja shqiptare ka  pritur femra të njohura nga mbarë bota në Brunch, për eventin që ajo organizon me titull “Women in Harmony” në Los Angeles.

30m vjeçarja  dukej mahnitëse ndërsa priti mysafirët në eventin e saj, para mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve “Grammy Awards 2020”, që do të mbahet këtë të dielën.

Ylli i muzikës përzgjodhi një veshje unike, një fustan të ndritshëm ngjyrë blu të stilit blazer me zbukurim në xhaketë, nën të cilin nuk kishte të veshur sytjena.

 Bebe gjatë mbajti edhe një fjalim të mirëpritur para se artistja Kelsea Ballerini të këndonte për të ftuarit.

Kujtojmë që Bebe në edicion e këtij viti në Grammy do të marr pjesë si njëra nga prezantueset e ndarjes së çmimeve, ndërsa përveç saj, edhe Dua Lipa do të jetë prezente në Staples Center në Los Anxhelos./Indeksonline/