Bebe Rexha shkëlqen në sfilatën e Sherri Hill: Ëndrra ime u bë realitet
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, po merr pjesë në Javën e Modës, në New York.
30 vjeçarja ishte e pranishme në event e modës “Sherri Hill” në Neë York, ngjarje në të cilën ajo u shoqëruar nga e ëma e saj, Bukurije Rexha.
Bebe përveç pjesëmarrjes ka performuar para të pranishmëve, disa nga hitet e saj më të njohura.
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare ka mahnitur të gjithë me interpretimin e saj, ndërsa me një veshje elegante dhe plot stil, vuri në pah linjat e saj trupore.
“Të gjitha ëndrrat e mia si adoleshente bëhen realitet sonte! Faleminderit shumë Sherri Hill që më keni ftuar në javën e modës në New York”, ka shkruar Rexha në mbishkrimin e një fotografie të ndarë me ndjekësit e saj në Instagram nga nata e mbrëmshme./Indeksonline/