75 Mall Live Search
17:10 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Bebe Rexha thyen rekordin e Billboard me këngën ‘Meant to be’

Është bërë një vit që nga publikimi i këngës ‘Meant to be’ të këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, të cilën e solli në bashkëpunim me grupin e famshëm, Florida Georgina Line.

Kënga e cila pati një sukses të jashtëzakonshëm duke mbledhur rreth 600 milionë në kanalin YouTube, ka thyer një rekord të ri në klasifikimet e toplistës Billboard, shkruan Indeksonline.

‘Meant to be’ është bërë pjesë e klasfikimeve Billboard që nga dita e lansimit, me 23 tetor 2017, dhe që nga ajo kohë kënga ka qëndruar me javë të tëra në vendin e parë dhe më vonë duke u pozicionuar edhe në vend të tjera.

Ky lajm u mirëprit nga këngëtarja 29 vjeçare, e cila ndau gëzimin me adhuruesit e saj në faqen zyrtare në Instagram.

Bebe Rexha ka qenë mjaft aktive edhe gjatë këtij viti, ajo kohë më parë ka publikuar albumin ‘Expectations’ e cili është pritur mjaft mirë nga adhuruesit e këngëtares./Indeksonline/

 

View this post on Instagram

 

This decade. #Grateful

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on