Bebe Rexha tregon gjendjen e syrit të saj, nxirja i përfshin gati gjysmën e fytyrës

Pesë ditë më parë, Bebe Rexha u sulmua teksa po përformonte në një koncert në ShBA.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ishte duke kënduar në momenitn kur dikush nga publiku e goditi me telefon në fytyrë.
Bebe pësoi lëndime në syrin e saj, të cilin është dashur edhe ta qepë, raporotn Indeksonline.

Sot ajo u pyet nga fansat se si e ka gjendjen e syrit.
Në fotografinë me të cilën u ka kthyer përgjigje vërehet se nxirja i është shpërndarë përreth syrit.
Megjithatë, Bebe e ka marrë me sportivitet dhe po shpërndan pozitivitet te fansat, pavarësisht incidentit.
Ajo nuk e ka anuluar e as shtyer asnjë koncert, ani pse u lëndua rëndë nga ky sulm./Indeksonline/