15:19 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha tregon për mesazhin që fshihet prapa këngës ‘Last Hurrah’

Bebe Rexha ditë më parë ka publikuar projektin më të ri ‘Lst Hurrah’.

Ndërsa, ajo disa ditë pas lansimit të projektit ka sjellur edhe videoklipin e këngës, shkruan Indeksonline.

29 vjeçarja ka nxitur reagime të shumta për shkak të skenave eksplicite që përfshihen në videoklip.

Ndërkaq, Bebe ka treguar edhe për mesazhin që është munduar të dërgoj përmes këtij projekti muzikore.

“Mesazhi i videoklipit, mos e gjykoni dikën veç pse ai ka mëkatuar më ndryshe se ti” ka shkruar Bebe Rexha në një statusi në Tweeter.

Ndryshe, Bebe Rexha vitin e kaluar ka publikuar albumin debutues ‘Expectations’./Indeksonline/