75 Mall Live Search
14:00 / E Hënë, 29 Korrik 2024 / L K

Bebe Rexha viziton varrin e një familjari, pas performancës në “Sunny Hill”

Bebe Rexha ka qenë mysafirja speciale e “Sunny Hill”-it me një koncert madhështor të mbajtur të enjtën që lamë pas. Vizitën e parë në Kosovë artistja shqiptare e ka shfrytëzuar edhe për një rast tjetër.

Bebe ka vizituar varrin e gjyshit në Dibër të Maqedonisë së Veriut.

“Pas 12-vjetësh u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë së Veriut. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese”, shkruan Rexha në njoftim./Indeksonline/